Arrestohen edhe 4 persona për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në komunën e Kaçanikut, ku Njësia Kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me strukturat hetimore, ka zbatuar një plan operativ të ndjeshëm, që përfshin dyshime për vepra të rënda penale.
Deri tashmë janë arrestuar edhe 4 persona që kanë lidhje me vrasjen e polici Muhamet Lika, këta persona janë pjesë e grupit prej 7 personave që u arrestuan javën e kaluar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i këtyre personave është bërë për shkak se të njejtit po përgaditeshin për sulme të reja me motive terroriste ku policia në bashkëpunim me AKI-në ju ka rënë në gjurmë dhe i ka arrestuar.
Rruga Press