Arrestohen dy gra në Moskë, nderuan liderin e opozitës ruse Navalny pas vdekjes
Ata të cilët nderuan liderin e opozitës ruse pas vdekjes po përballen me agresionin e Moskës. Një dëshmitar ka treguar se Policia atje ka arrestuar 2 gra të cilat morën pjesë në varrimin e Aleksei Navalnit.
Fillimisht njëra prej tyre u prangos në varrezat e Borisovit, dhe tjetra pasi i kërkoi policisë që ta lironte.
Ato ishin të pranishme në varrimin e kritikut më të madh të Vladimir Putinit në datën 4 qershor.
Në Novosibirsk, policia arrestoi dy gratë që kishin shkuar për të vendosur lule në monumentin e viktimave të represionit politik, një vend i përdorur nga aktivistët për të nderuar kujtimin e Navalnyt.
Navalni humbi jetën në burgun Ujku Polar në Arktik të Rusisë ku po vuante dënimin me akuzat për ekstremizëm, të cilat, ai dhe mbështetësit e tij, i kanë konsideruar si të motivuara politikisht.
Navalny është përballur me kushte të rënda në burg, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se ai ka vdekur prej “kushteve natyrale” dhe kanë refuzuar të dorëzojnë trupin e tij te familjarët për më shumë se një javë.
Ai u arrestua në janar të vitit 2021, menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas një helmimi, gati fatal, me agjent nervor Noviçok.
Ka thënë vazhdimisht se helmimin e kanë kryer zyrtarë rusë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Uashingtoni dhe disa zyrtarë perëndimorë kanë thënë se Moska është përgjegjëse për vdekjen e Navalnit.
Rruga Press