Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme
Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në kanë arrestuar të mërkurën dy persona në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh.
Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
I pyetur për këtë rast, kryeparlamentari Gluak Konjufca u shpreh se ka shumë raste të tilla të ngjashme.
“E përgëzoj AKI për punën e tyre të shkëlqyer, jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme”, tha ai.
Konjufca shoti se qëllimi i Serbisë është gjithmonë destabilizimi i Kosovës.
“Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që me vazhdua sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca.
Rruga Press