KryesoreLajme

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e ka quajtur sukses arrestimin e Bojan Jevtiqit, zyrtarit policor, i dyshuar për spiunazh për llogari të BIA-s serbe.

Ai ka shkruar se ky është ndër rastet më të suksesshme e që tregojnë përkushtimin e institucioneve tona.

“Arrestimi i Bojan Jevtiqit, zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për llogari të BIA-s serbe, është një nga rastet më serioze por edhe më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit. Hetimet disa mujore nga AKI, prokuroria speciale tregojnë përkushtim dhe koordinim për të goditur rrjete të fshehta me prani në institucionet tona të sigurisë”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Lexo më shumë  Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë

Po ashtu, ai ka treguar se “Në posedim të Jevtiqit u gjetën edhe dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia, por jo Kosova”.

“Kjo ngre dyshime për rrjete paralele komunikimi jashtë kanaleve zyrtare. Përfshirja e një zyrtari policor në këtë rast thekson nevojën për vigjilencë të shtuar institucionale ndaj rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Pas skandalit korruptiv, PS propozon “privatizimin” e tenderave të AKSHI
YouTube player