KryesoreLajme

Arrestimi i kryebashkiakut/ Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, detyrim paraqitje për 5 persona

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë.

Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Lexo më shumë  Roth për zgjedhjet në Kosovë: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por mësohet se Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt dhe ka udhëtuar drejt Romës.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje, që është vendosur arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Procesi, i qetë dhe i rregullt

Rruga Press

YouTube player