KryesoreLajme

Arrestimi i dy të dyshuarve për drogë, ministri Sveçla: Nuk do të ndalemi në hetimin e aktiviteteve të tilla kriminale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, për substanca narkotike.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gramë, në vlerë mbi 150.000 euro, si dhe me arrestimin e dy personave,” shkruan Sveçla në rrjetin social “Facebook”.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

Sveçla ka shkruar se në këtë operacion të suksesshëm është mbrojtur edhe jeta e të rinjve, teksa thotë se këto aktivitete nuk do ndalen.

“Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre. Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë rininë tonë si dhe cënojnë jetën dhe sigurinë e tyre,” ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Rruga Press

YouTube player