KryesoreLajme

Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë e Shqipërisë, buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar

Shqipëria po përballet me një fenomen të paregjistruar më parë, paralizimin e shpenzimeve publike. Ndonëse buxheti i shtetit duhet të ishte ekzekutuar plotësisht deri në datën 31 dhjetor, Kapitali ka mësuar se buxheti i 2025-ës vazhdon të jetë me sufiçit buxhetor edhe sot që është data 5 janar e vitit 2026. Për vitin e kaluar, qeveria kishte programuar një defiçit buxhetor prej 61.6 miliardë lekësh ose rreth 640 milionë eurosh.

Arrestimet e drejtorëve të institucioneve më të rëndësishme shpenzuese të shtetit duket se kanë paralizuar totalisht ekzekutimin e buxhetit të shtetit. Sipas ligjit, qeveria ka kohë deri në 31 janar për të ekzekutuar shpenzimet e buxhetit 2025.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Por me problemet në ARRSH, AKSHI apo dhe institucione të tjera që mbajnë peshë kryesore tek shpenzimet publike, duket se ekzekutimi i buxhetit do të jetë një sfidë e madhe. Veçanërisht Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit rezulton të jetë paralizuar plotësisht, tashmë prej një kohe të gjatë.

Thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, AKSHI u bllokua nga ankimimet e tenderave në Komisionin e Prokurimit Publik, për shkak të përplasjes me Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes.

Kjo situatë nuk u zhbllokua dot plotësisht as nga pengmarrja e dyshuar e Meçes nga grupi i Beqirit, ndërkohë që nga mesi i muajit të kaluar, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj u vendos në masën arrest shtëpie, si pjesëmarrëse e grupit të strukturuar kriminal që vidhte tenderat e AKSHI-t.

Lexo më shumë  Njeriu i Blerim Isufajt dështoi të zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Për të shpëtuar nga kolapsi buxhetor në mosrealizimin e shpenzimeve, qeveria miratoi një vendim, i cili e lejon ministrinë e Financave, që çdo shpenzim të paekzekutuar ta kalojë në Fondin e Pensionistëve.

Ky fond me sa duket do të jetë varka e shpëtimin për të nxjerrë qeverinë nga pamundësia për ekzekutuar shpenzimet publike, ndërkohë që kaosi në menaxhimin e parasë publike dëmton ekonominë.

YouTube player