BotaKryesore

Arrestime në Moldavi për “plan trazirash të sponsorizuar nga Rusia”, shumica të trajnuar në Serbi

Autoritetet moldave kanë kryer 250 bastisje dhe kanë ndaluar dhjetëra persona në kuadër të një hetimi për një plan të dyshuar të mbështetur nga Rusia për të nxitur trazira masive dhe për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve parlamentare vendimtare të së dielës.

Sipas raportimit të agjencisë Beta, policia e Moldavisë tha se operacioni kishte në shënjestër mbi 100 persona, ndërsa hetimet kanë treguar se shumica e të dyshuarve kishin udhëtuar sistematikisht drejt Serbisë, ku besohet se janë trajnuar për organizimin e dhunës. Autoritetet theksojnë se i gjithë plani ishte “i koordinuar nga Federata Ruse, përmes elementëve kriminalë”, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Shifrat e hetimit

Kryeprokurori për krimin e organizuar, Victor Furtuna, njoftoi se 74 persona të moshës 19 deri 45 vjeç janë ndaluar deri në 72 orë. Ai theksoi se udhëtimet në Serbi ishin paraqitur shpesh si “pelegrinazhe”, ndërkohë që më pas kishin marrë formën e trajnimeve për “shkaktim trazirash dhe destabilizimi”.

Kreu i policisë moldave, Viorel Cernauteanu, tha se një pjesë e të ndaluarve nuk ishin në dijeni të qëllimit real të udhëtimeve të tyre, por përfundimisht u bënë pjesë e përgatitjeve për veprime të dhunshme. Ai theksoi se hetimi nuk kishte në shënjestër subjekte politike, por dokumentimin e “qëllimit kriminal dhe organizimit të individëve të trajnuar në Serbi”.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Zgjedhje vendimtare për orientimin e Moldavisë

Më 22 shtator, qytetarët e Moldavisë votojnë për një parlament me 101 ulëse. Votimi shihet si një pikë kthese për të ardhmen e vendit: drejt integrimit në Bashkimin Evropian apo afrimit me Rusinë.

YouTube player