BotaKryesore

Armët zanore kundër protestuesve/ NASA zbulon gënjeshtrën e Vuçiqit

I pyetur nga media serbe N1, në një konferencë për shtyp nw Bruksel, nëse në Beograd është përdorur një armë zanore gjatë protestave të 15 marsit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e quajti atë një trillim dhe deklaroi se edhe ekspertët e NASA-s kanë konfirmuar se nuk është përdorur një gjë e tillë.

Por media N1 ka njoftuar se kontaktoi NASA-n dhe u kërkoi atyre të konfirmonin pretendimet e Vuçiçit për të informuar publikun në Serbi, por Agjencia Hapësinore e SHBA-ve tha se nuk ka asnjë informacion.

“Më lejoni t’ju them diçka. Për ekspertët e CRTA që thanë se ishte një vorbull zanore, dhe ne nuk kemi një armë të tillë”, tha Vuçiç nga Burkseli.

Lexo më shumë  ​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Më 20 mars, N1 i dërgoi departamentit të marrëdhënieve me publikun e NASA-s një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe pamjet që tregojnë incidentin në protestën e 15 marsit në Beograd. N1 bëri pyetjet e mëposhtme:

-A ka marrë NASA një kërkesë/aplikacion nga ndonjë autoritet/organ shtetëror i Republikës së Serbisë apo ndonjë përfaqësues i tyre që kërkon të analizojë pamjet nga ngjarjet në Beograd të 15 marsit?

-Nëse NASA ka marrë një kërkesë/apel të tillë dhe ka analizuar pamjet e incidentit, ju lutemi na konfirmoni se është e vërtetë se “nuk është përdorur asnjë armë zanore”, siç deklaroi Presidenti i Serbisë në Bruksel.

-Nëse NASA nuk ka marrë kërkesë nga zyrtarë apo individë nga Serbia dhe ekspertët e saj nuk kanë analizuar se çfarë ka ndodhur në Beograd, të konfirmojnë se deklarata e Presidentit të Serbisë nuk është e vërtetë.

Lexo më shumë  Njerëzit do të jenë 40% më të varfër nëse temperatura globale rritet për 4°C

Përgjigja erdhi nga Elizabeth Shaw, eksperte e komunikimit strategjik të NASA-s nga Departamenti i Komunikimeve.

“NASA nuk ka asnjë informacion në lidhje me ngjarjet në lidhje me pyetjet tuaja. Nëse është e nevojshme, mund të kontaktoni edhe një zëdhënës të NASA-s”, u përgjigj ajo.

Jonathan Moore, të cilin presidenti serb e përmendi, nuk është neurolog, akustik, toksikolog mjeko-ligjor apo ekspert ushtarak.

Ky është një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu në Ballkan që nga vitet 1990, dhe më pas, në emër të administratës Trump, hulumtoi të ashtuquajturën Sindroma e Havanës, një sëmundje e paprovuar kurrë që dyshohet se synonte vetëm diplomatët perëndimorë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit