Bota

Armët bërthamore, Gjermania i përgjigjet Putinit: S’jemi të frikësuar nga kërcënimet

Gjermania tha se nuk është e frikësuar nga kërcënimet e Vladimir Putin për të rifilluar prodhimin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi nëse SHBA konfirmon qëllimin e saj për të vendosur raketa në Europë.

Uashingtoni dhe Gjermania thanë në fillim të këtij muaji se SHBA do të fillojë vendosjen e raketave me rreze të gjatë në Gjermani në vitin 2026 në një përpjekje për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj NATO-s dhe mbrojtjes europiane.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e BE-së do të zbulojnë planin për ta bërë Evropën më konkurruese para se Trumpi të kthehet

“Dislokimet episodike” të SHBA-së janë në përgatitje për vendosjen afatgjatë të armëve të tilla që do të përfshijnë raketa lundrimi SM-6 dhe Tomahaëk dhe armë hipersonike që kanë një rreze më të madhe se ato aktuale në Europë.

Gjatë një fjalimi presidenti rus  Putin  tha SHBA-së se rrezikonte të shkaktonte “krizën e Kubës”, me ketë lëvizje.

Lexo më shumë  Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

‘Ne nuk do të trembemi nga deklarata të tilla,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë në një konferencë për media, kur u pyet për komentet e presidentit rus.

YouTube player