Bota

Armëpushim në Azovstal

Presidenti Zelenski ka mirëpritur vendimin për të shpallur një armëpushim 3 ditor për t’u lënë mundësi civilëve dhe ushtarëve në Mariupol të evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal.

Në adresimin e tij të mesnatës kreu i shtetit thekson se numri i të evakuuarve ka arritur në 500, por megjithatë ka ende gra e fëmijë të cilët ndodhen në fabrikën famëkeqe.

Zelenski:“Ne përfunduam fazën e dytë të operacionit të evakuimit nga Mariupoli. 344 persona të tjerë janë shpëtuar nga qyteti dhe rrethinat e tij. Njerëzit u nisën drejt qytetit të Zaporizhias të cilët do t’i bashkohen 150 personave të tjerë që arritëm t’i nxjerrim nga Azovstali. Ne shpresojmë të vazhdojmë t’i shpëtojmë ata njerëz. Atje ka ende civilë të ngujuar, gra e fëmijë. Për t’i shpëtuar ata duhet të vazhdojë armëpushimi. Pala ukrainase është e gatshme ta sigurojë atë, por duhet kohë për të larguar njerëzit nga ato bodrume e strehimore të nëndheshme”.

Ushtria ruse njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se do të ndalonte aktivitetin ushtarak në uzinën e rrethuar të çelikut Azovstal për tre ditë, për të mundësuar evakuimin e civilëve.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

Sipas njoftimit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, korridoret humanitare do të jenë të hapura për tre ditë, nga e enjtja deri të shtunën, nga ora 08:00 në mëngjes deri në 18:00 të pasdites.

Sipas Moskës, civilët e evakuuar do të lejohen të shkojnë ku të duan, qoftë në territoret e kontrolluara nga Rusia, apo edhe në ato që kontrollohen nga ushtria ukrainase.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Të dielën, disa qindra civilë u evakuuan nga bunkerët në Azovstal në një përpjekje humanitare të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Megjithatë, gjatë dy ditëve të fundit luftimet janë intensifikuar në uzinën Azovstal duke shkaktuar frikën se trupat ruse do të nisnin sulme kundër ushtarëve ukrainas, të cilët gjendeshin pranë civilëve të strehuar në fabrikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *