KryesoreLajme

Policia gjen armë të rënda lufte serbe në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka treguar edhe një herë efikasitet dhe profesionalizëm të lartë në garantimin e sigurisë publike, duke sekuestruar armë të rënda lufte në Mitrovicën e Veriut.

Më 21 korrik, rreth orës 14:05, njësitë policore të Stacionit në Mitrovicën e Veriut, përmes punës operative dhe informacioneve të mbledhura në terren, kanë ndërmarrë një kontroll në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic”. Gjatë operacionit, me mbështetjen e njësive të specializuara për trajtimin e mjeteve shpërthyese, u sekuestruan dy armë të llojit zolla, të prodhuara në Serbi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti të dërguarit të BE-së Sorensen: Të gatshëm për dialog, por të na e dorëzojnë kryeterroristin Radoiçiq

Armët janë marrë si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nën koordinimin e Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj të pandërprerë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Lexo më shumë  William Walker po qëndron në Kosovë në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut - Kurti e pret në zyrë: Ambasadori ka rol historik për popullin tonë
YouTube player