Bota

Armë për Rusinë nga Evropa, Gjermania zbulon rrjetin sekret të eksporteve të paligjshme

Autoritetet doganore gjermane kanë arrestuar pesë persona këtë të hënë, 2 shkurt, të dyshuar se kanë shkelur embargon e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke eksportuar mallra industriale drejt prodhuesve rusë të armëve.

Sipas hetimeve të deritanishme, të dyshuarit kanë organizuar rreth 16 mijë dërgesa drejt Rusisë, ndërsa vlera e transaksioneve të paligjshme arrin të paktën 30 milionë euro. Kështu bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme Federale e Gjermanisë.

Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet në Kiev u bëjnë thirrje liderëve europianë të forcojnë kontrollet ndaj eksporteve të mallrave industriale dhe pjesëve që Rusia mund t’i përdorë për prodhimin e armëve të përdorura në luftën kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  The Guardian/Një luftë e paralajmëruar: si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk i besoi ato

Mes pesë personave të akuzuar janë dy shtetas me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-ruse dhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-ukrainase.

Në qendër të hetimit ndodhet një kompani tregtare në qytetin verior gjerman Lübeck, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, i identifikuar nga gjykata si Nikita S.

Për të fshehur aktivitetin e tyre, të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur të paktën një kompani “guackë”(fiktive, pa zyra reale dhe aktivitet normal ekonomik) tjetër në Lübeck, blerës fiktivë brenda dhe jashtë BE-së, si edhe një kompani ruse si përfituese.

Lexo më shumë  ShBA gati për sulm ndaj Iranit? Evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Sipas prokurorisë, “përdoruesit përfundimtarë” të mallrave të eksportuara përfshinin të paktën 24 kompani ruse të mbrojtjes. Gjithashtu, institucionet shtetërore ruse dyshohet se kanë mbështetur këto procese furnizimi.

Mallrat e eksportuara përfshinin, mes të tjerash, komponentë mekanikë dhe teknikë për prodhimin e armëve ruse dhe pajisje gjysmëpërçuese.

YouTube player