Sport

Armando Broja debuton me Southamptonin duke shënon dy gola

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Southampton.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier League, ku është huazuar nga Chelsea.

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer.

Lexo më shumë  Hysaj flet para sfidës historike: Do japim gjithçka për të kualifikuar Shqipërinë, çunat janë të motivuar

Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.

Por nuk përfundon me kaq, në minutën e 57-të sulmuesi kuqezi shënon edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij. Nuk mund të kishte nisje më të mirë për Brojën.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *