Arkeologu Pollo për Butrintin: “Shteti po shet xhevahir”
Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Në komision, do të jenë të pranishëm edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët e kundërshtojnë këtë marrëveshje.
Ai shtoi se shteti ndodhet në një gjendje të keqe financiare, teksa e krahasoi me ata që shesin xhevahiret e të parëve, për shkak të varfërisë.
“Akademia duhet të ishte një nga promotorët ku duhet të diskutohej kjo gjë, akademia e ka marrë vesh nga mediat diçka e tillë. Diktaturë e kam quajtur unë. Më teket të bëj një kullë të Veleira, e bëj. Më teket të bëj një kullë të lartë në Korçë, e bëj. Është një thesar i kombit tone, kanë ngelur aq keq nga ana financiare, saqë e krahasoj me ato që xheshin xhevahiret e të parëve, ngaqë nuk ka. Gjendja te ne është më keq se në Sri Lanka. Megjithatë, ka një fund për çdo gjë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo”, theksoi Baçe.
Arkeologu Apollon Baçe u shpreh se Akademia e Shkencave, ka mësuar rreth kësaj marrëveshjeje përmes mediave.
Rruga Press