Uncategorized

Arkeologu flet për rrezikun e privatizimit të Butrintit: Menaxhimi nga një kompani e huaj mund të manipulojë historinë

Dhënia e Butrintit për menaxhim një kompanie të huaj është kthyer së fundmi në një nga çështjet më të diskutuara.

Për të folur për këtë ishte i ftuar në studion e RTV me gazetaren Besmira Pelushaj, arkeologu Gjergj Frashëri.

Frashëri foli mbi rreziqet që mund të sjellë menaxhimi i Butrintit nga një kompani e huaj.

Ai u shpreh se të huajt që bëjnë kërkime i seleksionojnë gjetjet, gjithë anën shkencore, historike, argumentat e ndryshme e manipulojnë historinë.

Frashëri: E para një herë që Butrinti më 1920 deri 1939 ishte nën menaxhimin e të huajve përvoja e asaj kohe është shumë e hidhur. Gërmimet janë kryer sipas politikave që kishin qeveritë e asaj kohe.Të huajt kanë dhe një strategji të veten, ata shkojnë në një vend të huaj dhe atje ku i lejojnë jo zyrtarisht se zyrtarisht nuk i lejon njeri, por që praktikisht i lejojnë, ata bëjnë politikën e tyre. Ata i seleksionojnë gjetjet gjithë, anën shkencore, historike, argumentat e ndryshme, e manipulojnë historinë. Aq më tepër që vendi jonë sot nuk ka forca të kualifikuara arkeologjike që të vëzhgojnë në lupë të gjithë manipulacionin që mund të bëjnë.

Gazetarja Pelushaj e pyeti arkeologun se pse duhet të lindin dyshime të tilla kur kemi të bëjmë me një Fond amerikan  dhe SHBA-të janë partneri ynë strategjik.

Frashëri: Nuk ka punë Amerika fare në këtë çështje, as Italia as Gjermania. Kjo është një princip që nuk duhet shkelur. Është shumë e komplikuar çështja e shkencës arkeologjike dhe historike sot në botë. Sot ne jemi në Ballkan dhe nuk jemi në gjendje të argumentojmë se kush kanë qenë viset shqiptarofolëse.

Ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë seancës së djeshme plenare tha se Fondacioni që do të jetë pjesë e marëveshjes është i krijuar nga bashkërendimi mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe se ky Fondacion është kontributor shumë i rëndësishëm në të gjthë procesin e zhvillimit të vendi./ora/

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *