Bota

Arkeologët zbulojnë rrjetin e rrugëve ku shtrihen disa varre të lashta 4500–vjeçare

Arkeologët kanë zbuluar një rrjet rrugësh, në të cilët mendohet se shtrihen disa varre të lashta rreth 4500 – vjeçare në Arabinë Saudite. Mendohet se këto rrugë u ndërtuan nga arabët e vjetër për të patur një “urë lidhëse” mes vendodhjes së varrezave të lashta me kullotat në distanca të gjata.

Sipas arkeologëve, rruga më e gjatë e evidentuar ka qenë 170 kilometra, ndërsa shtojnë se në epokën e hershme dhe të mesme të bronzit, këto rrugë jua kanë lehtësuar punën beduinëve, për t’i çuar kafshët e tyre drejt burimeve nënujore.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“Ky rrjet rrugësh është dëshmi e asaj që popullatat, të cilat jetonin në Gadishullin Arabik 4 mijë e 500 vjet më parë ishin shumë më të lidhura socialisht dhe ekonomikisht me njëra-tjetrën sesa mendonim. Për të mbërritur në zbulimin e këtyre rrugëve që të çojnë në varreza të lashta, u përdorën imazhe satelitore, fotografi ajrore nga një helikopter, sondazhe tokësore dhe pa fund gërmime.”, u shpreh arkeologu udhëheqës, Matthew Dalton, nga Universiteti i Australisë Perëndimore.

Hapi i radhës për grupin e arkeologëve, sipas tij, do të jetë në Jemen, veçanërisht pasi varre të ngjashme gjenden si në atë vend, ashtu edhe në Sirinë Veriore.

“Mijëvjeçari i tretë është një periudhë e rëndësishme, pasi është koha kur u ndërtuan piramidat dhe kur shumë kultura të ndryshme ndërvepruan me njëra-tjetrën për herë të parë në një shkallë të gjerë.”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player