Ardian Gola zyrtarizohet kandidat i VETËVENDOSJE!-es për kryetar të Gjakovës
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot Ardian Golën si kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës.
Në ceremoninë e prezantimit ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Pasi ka marrë besimin e partisë për kandidature, ka ardhë edhe reagimi nga Gola.
“Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën”, ka qenë përshkimi që Gola i ka bërë fotografisë ku shfaqet në shoqëri të Albin Kurtit dhe një numri të madh përkrahësish.
Kujtojmë që LVV fillimisht e kishte nominuar për kandidat për kryetar të Gjakovës Agon Batushën, mirëpo ai është tërhequr nga gara për arsye personale.
Rruga Press

