Lajme

Arben Vitia ia uron fitoren Përparim Ramës në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen e garës në kryeqytet.

Derisa janë numëruar mbi 98 për qind të votave nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garën në Prishtinë e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama me 51 për qind të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës. Në një konferencë për media, Përparim Rama u zotua se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Lexo më shumë  Zemërim i shqiptarëve ndaj evropianit në bashkëpunim me Serbinë, FSHF-ja censuron reagimet duke bllokuar komentet

Në konferencë për media, kandidati i LVV-së, Arben Vitia i cili nga rezultatet preliminare i mori afër 49 për qind të votave, ia ka uruar fitoren Ramës duke elaboruar edhe arsyet pse mendon se i ka humbur këto zgjedhje,

“Prishtinës i dëshiroj sukses. Inkuadrimi jonë i vonshëm në fushatë dhe moselaborimi i programit mjaftueshëm ka ndikuar”, tha ai.

Në rundin e balotazhit të mbajtur më 14 nëntor, dalja në zgjedhje ishte rreth 38 për qind.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

Pas shpalljes së rezultateve preeliminare, në ditët në vazhdim pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat që erdhën prej jashtë vendit.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Të gjitha lajmet në lidhje me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale mund t’i ndiqni në këtë link./rel/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *