Lajme

Aplikacioni “Aktivisti”, Garo: Kryeministri dhe ministrat të fiksuar me rrjetet sociale

Partia Demokratike akuzon PS se po përdor platformën “Aktivisti” për të shantazhuar administratën shtetërore.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, e ftuar në “Ora e Betit” thotë se drejtësia që eduhet ta hetojë këtë çështje ndodhet brenda listës.

Garo: Drejtësia duhet ta hetojë por cila drejtësi nëse prokurorët dhe gjyqtarët janë brenda kësaj liste. Ne i kemi nga burime të besueshme si funksionon aplikacioni, ka kohë që qarkullon ky aplikacion dhe për çfarë do të duhej aplikacioni tjetër përveçse të kontrollojë zgjedhjet votuesit duke marrrë të gjithë databazet. Kam pasur kuriozitet të regjistrohem por nuk jam regjistruar ende. Nuk është hera e parë që ndodh kjo por e treta. Ju e mohoni që kjo është listë autentike. Nuk mund të jenë më të besueshëm.

Lexo më shumë  Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”

Xhafaj: Lista është publikuar nga palë tjetër.

Garo: Është tendencë e PS që ti shantazhojë dhe terrorizojë punonjësit e administratës. Ka fiksim të kryeministrit dhe ministrave për të qenë sa më aktivë të gjithë mbështetësit dhe administrata në rrjete sociale.

Njuma: Pse duhet pikëzimi?

Xhafaj: Ka një garë të brendshme që ne të identifikojmë punonjësit dhe mbështetësit që punojnë më tepër për ti vlerësuar dhe jo dënuar./Ora news.

Lexo më shumë  Kurti në Davos: Ekonomia e Kosovës për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *