Lajme

Apeli lë në fuqi vendimin që shfuqizon licesimin nga ERE të hidrocentralit në Zall Gjoçaj

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për pezullimin e vendimit të ERE, për licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower”shpk, në prodhimin e energjisë elektrike nga HEC “Zais”. 

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, vendosi këtë të mërkurë të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për pezullimin e vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, ERE, për licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower”shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”.

Vendimi i ERE-s për licensimin e shoqërisë ishte marrë një vit më parë në datën 10 nëntor 2020 dhe u kundërshtua nga banorët fillimisht pranë Entit dhe më pas edhe në Gjykatë Administrative. Në janar të këtij viti, Gjykata Administrative e Shkallës së parë kishte vendosur që ta shfuqizojë pjesërisht vendimin e ERE, pikërisht për pjesën e licensimit të HEC-it Zais, pasi shtrihej në zonën e mbrojtur.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

“E rëndësishme është që me këtë vendim, firma nuk prodhon dot energji. Nuk e fut do ujin e lumit dhe të përrenjëve në tuba. Pra kjo është fitorja më e madhe që ne kemi. Uji do të vazhdojë që të rrjedh në rrjedhën e tij natyrore dhe firma nuk do të mund ta përdor për prodhimin e energjisë.” tha avokatja e banorëve të Zall Gjocaj, Dorina Ndreka. 

BIRN u përpoq disa herë për të kontaktuar me përfaqësues të kompanisë “Seka Hydropower”shpk, por deri në publikimin e këtij lajmi ishte e pamundur.

Për Dhimitër Kolecin, një prej banorëve që kundërshton ndërtimin e hidrocentralit, ky vendim i Gjykatës Administrative të Apelit është forcë për ta dhe të gjithë komunitetet e tjera që të mos heshtin përballë padrejtësive dhe masakrave mjedisore. “Ligji nuk e lejon prodhimin e energjisë në parqe kombëtare dhe në zona të mbrojtura. Ne kemi tre vjet që luftojmë. Kemi tre vjet që protestojnë e përballemi në gjykata. Lumi i Zall Gjoçaj do të rrjedh i lirë në rrjedhën e vet.” tha Koleci.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Leja për HEC-it në Zall Gjocaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por që prej fillimit të punimeve, banorët dhe përfaqësues të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC, shoqëruar me protesta në terren dhe para gjykatatave. 

Pak ditë më parë edhe në Tropojë u pezulluan punimet për dy hidrocentrale, pas një beteje disa vjeçare nga banorët e zonës së Valbonës, të cilët korrën një fitore të vonuar kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi si masë sigurie pezullimin e kontratës së koncesionit për HEC Dragobia dhe Çeremi./birn/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *