Apeli lë në fuqi vendimin, një vit burg për deputetin e opozitës, Ervin Salianjin: Vendim i parapërgatitur!
Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
Ervin Salianji ka folur për mediat pasi Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.
Ervin Salianji: Siç edhe besoj e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur.
Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe e kam medalje që shndrit në karrierën politike.
Ç’është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.
Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.
Rruga Press