Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestrimit të celularit
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e celularit të saj.
Me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë dyshohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive.
Rruga Press