Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën për aferën me Kompleksin Partizani! Sot merret në pyetje dhëndri i tij
Apeli i GJKKO ka lënë në arrest shtëpie ish kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi rrëzoi ankimin e Berishës i cili kërkonte lirinë.
Nga ana tjetër dhëndri i tij, Jamërbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e njëjtë me vjehrrin e tij “arrest shtëpie”. Sipas avokatëve të tij, Malltezi nuk dueht të ketë asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet. Malltezi pritet që sot në orën 10:00 të merret në pyetje nga SPAK.
Rekursi është dorëzuar një ditë më parë, 24 janar, ndërsa po në Gjykatën e Lartë ndodhet edhe rekursi i SPAK që kërkon kthimin e Malltezit në qeli. Malltezi do të pytetet sot sërish nga SPAK.
Rruga Press