Apasiev, kjo pjellë e përçudnuar e pansllavizmit antishqiptar të kohës së sotme
Shkruan Bekim Qoku
“Vetëm Enver Hoxha u del hakut Albin Kurit, Kasamit, Gashit dhe Mexhitit” shkruan në një postim të ditëve të shkuar lideri i të majtës ekstreme maqedonase, partisë Levica, politikani me rritje më të shpejtë të përkrahjes popullore në MV, Dimitar Apasiev. Nuk ka e nuk thotë asgjë kundër ithtarit më të madh shqiptar në MV të diktatorit Hoxha, liderit të BDI-së Ali Ahmetit.
Apasiev para do kohe bëri homazhe në varrin e diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë.
Apasiev, si një i majtë radikal, nuk sheh kundërthënie ideologjike nëse nga njëra anë shpreh adhurim për Enver Hoxhën si lider komunist dhe nga ana tjetër për Putinin apo Vuçiqin si liderë të partive të djathta ekstreme. Ai, pra, adhuron nacionalizmin radikal të Putinit dhe atë të Vuçiqit nga njëra anë dhe internacionalizmin apo antinacionalizmin e Enver Hoxhës nga ana tjetër. E majta e tij radikale është analoge me ideologjinë komuniste staliniste, e cila në realitet ishte një strategji pansllaviste, që në fund u reduktua në boshtin Rusi-Serbi-Greqi.
Kështu, koherenca e qëndrimeve të Apasiev bazohet globalisht në anti amerikanizëm dhe rajonalisht në anti shqiptarizëm. Ai është një pjellë e përçudnuar e pansllavizmit antishqiptar të kohës së sotme.
Nostaligjikët e kohës dhe historianët mund ta përdorin Apasievin si një relikt i gjallë i kohës së shkuar, po qe se duam të nxjerrim diçka pozitive nga qenia e tij.
Rruga Press