Bota

AP e OKB-së thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, me një votë dërmuese duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës.

Ishin 140 vende pro, pesë kundër dhe 38 abstenuan për një rezolutë të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e mbështetur nga shumë vende të tjera. Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundi i luftës.”

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Asambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten, transmeton CNN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *