Lajme

Anulohet tenderi 7.2 milionë USD për ngritjen e satelitëve, ja arsyeja

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar anulimin e procedurave të tenderit për ngritjen e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë.

Anulimi i tenderit është bërë për shkak se nuk ka patur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

“Arsyet e Anulimit janë bazuar në ligjin Nr. 36/2020 ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, thuhet në dokumentin e mëposhtëm. Njoftimi është bërë në datën 20.06.2022.

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga salla e Kuvendit që në tetor të vitit të kaluar se Shqipëria do të dërgonte dy satelitë në orbitë. 

Në fakt, kryeministri Rama bëri disa deklarata se në muajin mars Shqipëria do të niste satelitët, por Peleshi hapi tenderin në prill. Në atë kohë Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruante se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin ishte 36 muaj ose për 3 vite duke filluar nga lidhja e kontratës, ndërsa për tekat e kryeministrit shqiptarët do të paguanin një shumë plot 7.2 milionë USD.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Kujtojmë se disa ditë më parë kryeministri Edi Rama shkarkoi nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenicën dhe burime bëjnë me dije se arsyeja ka qenë vonesat lidhur me zbatimin e projektit të shpallur nga qeveria, për hedhjen në hapësirë të dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *