KryesoreLajme

Antonio Costa: Shqiptarët e Luginës pjesë e kushteve për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka deklaruar se trajtimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një faktor që ndikon drejtpërdrejt në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në përgjigjen ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, Costa ka theksuar se BE-ja po e ndjek nga afër respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë komunitetin shqiptar.

Lexo më shumë  Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

“Serbia pritet të harmonizojë legjislacionin e saj me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e pakicave. BE-ja e ndjek me kujdes trajtimin e tyre, pasi kjo lidhet me angazhimet e Serbisë në procesin e anëtarësimit”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga Kamberi.

Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës, Costa ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë t’i kërkojë Serbisë sqarime të qarta mbi mënyrën e kryerjes së kontrolleve për statusin e vendbanimit.

Lexo më shumë  Hetimi për mashtrim ndaj Mogherinit/ Zv. Presidentja e KE-së, Mînzatu: Janë para të taksapaguesve, besimi në BE duhet të mbrohet

Deputeti Shaip Kamberi tha se kjo përgjigje është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës, duke përsëritur se BE-ja dhe integrimi rajonal mbeten objektivat kryesore politike.

YouTube player