Anti-Covid po shndërrohet në industri; gjeneron mbi 70 mld dollarë në 2027
Tregu i vaksinës kundër koronavirusit të ri po shndërrohet gradualisht një industri më vete brenda industrisë së prodhimit të barnave. Përllogaritjet e “Coherent Market Insights” thonë se deri në 2027 industria anti-Covid do të xhirojë më shumë se 73 miliardë dollarë.
CMI ka përllogaritur disa skenarë të përhapjes së pandemisë në vitet që vijnë, rritjet e rasteve të reja, punën kërkimore, financimin e qeverive dhe organizatave të ndryshme dhe adoptimin e strategjive të reja të aktorëve të tretë në treg, që nuk janë të varur nga qeveritë.
Aktualisht, aktorët kryesorë janë përqëndruar në zhvillimin e një vaksine të shpejtë për të vënë nën kontroll infeksionin. Pjesa më e madhe e qeverive nuk po kursejnë mbështetjen me fonde dhe burime njerëzore për këtë qëllim. Kjo është arsyeja se përse në 7 vitet e ardhshme ky treg do të rritet ndjeshëm.
Në studim parashikohet që në 2021 ky treg të qarkullojë rreth 15 miliardë dollarë dhe do të rritet vazhdimisht për gjashtë vitet e ardhshme me 30 për qind.
SHBA pritet që të zotërojë pjesën më të madhe të këtij tregu, ndjekur më pas nga Bashkimi Europian, Kina dhe Japonia. Si numër përhapjeje, një vaksinë e mundshme kineze parashikohet që të mbulojë pjesën më të madhe të botës, gjeografikisht dhe demografikisht, por për shkak të çmimit të ulët që pritet të dalë, pesha e Kinës në këtë treg do të jetë e kufizuar.si/
Rruga Press