KryesoreLajme

Anthony Blinken i kërkon Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Sekretari amerikan i SHBA-ve Anthony Blinken, në një letër drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i ka përmendur njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, thuhet në letrën e sekretarit Blinken.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, një vit më parë i kishte kërkuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës së pavarur.

Në një letër urimi, të publikuar nga mediat serbe, me rastin e 15 shkurtit – Ditës Kombëtare të Serbisë, Biden thekson se ShBA qëndron përkrah Serbisë në synimin për integrimin europian dhe e inkurajon të vazhdojë të bëjë hapa përpara për të arritur këtë qëllim – përfshirë realizimin e reformave të domosdoshme dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizim me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Gjatë ditës së sotme edhe presidenti francez Emmanuel Macron përmes një letre ku ka uruar Serbinë për Ditën e Shtetësisë së saj, ka pasur disa fjalë edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *