Ankandi i Sotheby, autoportreti i Frida Kahlo-s u shit për 35 milionë dollarë
Diego y yo (Diego dhe unë, 1949), u shit në shtëpinë e ankandit Sotheby në Nju Jork të martën për 34.9 milion dollarë (25 milion £).
Piktura është një nga autoportretet e fundit të Frida Kahlo-s dhe përfaqëson cenueshmërinë dhe trazirat emocionale të artistes mbi tradhtinë bashkëshortore të partnerit të saj Diego Rivera.
Sipas The Guardian, shtatë dekada më vonë, në një kthesë unike të fatit, piktura është shitur për gati 35 milionë dollarë, duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit të Amerikës Latine që shitet në ankand dhe duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga vetë Rivera.
Piktura në vaj ka magjepsur gjithmonë artdashësit me përshkrimin e saj të marrëdhënies së trazuar të çiftit. Kahlo dhe Rivera u martuan përpara se Kahlo të vdiste në moshën 47-vjeçare në vitin 1954. Ajo është bërë një nga artistet më të njohura të shekullit të 20-të, por kur ajo i vuri sytë për herë të parë Rivera-s në vitin 1922, Kahlo ishte një studente arti 15-vjeçare ndërsa ai një artist mural 36-vjeçar me famë botërore. Ajo u magjeps menjëherë pas tij dhe dyshja u martuan në vitin 1928. Rivera thuhej se simbolizonte shkallën në të cilën ai pushtoi ndërgjegjen e Frida-s.
Rruga Press