Bota

Anglia bisedon me talebanët: Ngritëm shqetësimin për të drejtat e grave

I dërguari i kryeministrit britanik Boris Johnson ka zhvilluar bisedime me anëtarët e lartë të qeverisë së re talebane të Afganistanit në Kabul.

 Aljazeera shkruan se nëpunësi i lartë Simon Gass u takua me zëvendëskryeministrat Abdul Ghani Baradar dhe Abdul Salam Hanafi të martën. Ata diskutuan sesi Mbretëria e Bashkuar mund të ndihmojë Afganistanin të trajtojë një krizë humanitare në thellim, terrorizmin dhe nevojën për kalim të sigurt për ata që duan të largohen nga vendi.

Lexo më shumë  Nga B-2 te Patriot, armët që SHBA po përdor për të sulmuar Iranin

“Ata gjithashtu ngritën trajtimin e pakicave dhe të drejtat e grave dhe vajzave. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar kalim të sigurt për ata që duan të largohen, dhe është e përkushtuar të mbështesë njerëzit e Afganistanit”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Abdul Qahar Balkhi, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të talebanëve, tha se takimi u përqëndrua në diskutime të hollësishme në lidhje me ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Ai shtoi se ministri i jashtëm i Afganistanit donte që Mbretëria e Bashkuar të fillonte një kapitull të ri të marrëdhënieve konstruktive.

Lexo më shumë  Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *