Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020
Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Euro 2020, e cila zhvillohet sot (e diel) nga ora 21:00.
Anglia dhe Italia janë gati për ndeshjen e jetës dhe duan ta fitojë trofeun e më të mirit në Kampionatin Evropian.
Vendi: Wembley (Londër)
Koha: ora 21:00
Lajmet rreth ekipeve
Anglia
Anglia erdhi përmes fitores së tyre në kohën shtesë ndaj Danimarkës pa marrë ndonjë dëmtim serioz, megjithatë, Phil Foden është në dyshim pas një problem në këmbë.
Gareth Southgate përsëri do të vendosë midis një mbrojtje me tre ose katër lojtarësh për finalen, por mund të qëndrojë me të njëjtin ekip të përdorur të mërkurën në mbrëmje ndaj Danimarkës.
E vetmja pikëpyetje e vërtetë në këtë rast është kush fillon në sulm përkrah Harry Kane dhe Raheem Sterling, me Bukayo Saka, Foden dje Jadon Sancho në garë.
Italia
Italia po mundohet ta ketë gati Federico Chiesa pasi anësori sulmues u detyrua të largohet në fitoren ndaj Spanjës në penallti të martën.
Domenico Berardi është në gatishmëri për të filluar si titullar nëse Chiesa nuk ia del mbanë.
Fakte
Italia është e pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.
Anglia është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.
Kanë qenë nën 3 gola të shënuar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Anglisë në Kampionate Evropiane.
Analizë
Italia kaloi fatin e tyre kundër Spanjës në gjysmëfinale por përfundimisht doli fitues në penallti. Kjo është e dyta finale e tyre në Evropian në tre turne, por ata nuk e kanë fituar garën që nga viti 1968 dhe kanë humbur dy herët e fundit që kanë dalë në finale.
Anglia mundi Danimarkën me rezultat 2-1 në kohën shtesë të mërkurën mbrëma për t’u kualifikuar në finalen e tyre të parë të madhe të turneut që nga viti 1966. Ata kanë dështuar të mposhtin Italinë në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në turne të mëdha, por kanë avantazhin pasi luajnë në shtëpi të dielën në mbrëmje.
Duke thënë këtë, skuadra e fundit në shtëpi që fitoi një finale në Evropianit ishin Franca në vitin 1984.
Formacionet e mundshme
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Saka, Mount, Sterling; Kane;
Italia: Donnarumma; Bonucci, Chiellini, Emerson; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Insigne;
Parashikimi: Angli 1-1 Itali