BallinaBota

Angela Merkel refuzon që të heqë kufizimet e Covid-19: Masat do të zbatohen tani për tani

Në një konferencë që ka bërë me Kryeministrat e Landeve ajo ka thënë se situata e tanishme nuk i lejon që të heqin kufizimet që janë vendosur në nëntor.

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është shprehur se nuk do të hiqën kufizimet anti-Covid deri në 20 dhjetor. Në një konferencë që ka bërë me Kryeministrat e Landeve ajo ka thënë se situata e tanishme nuk i lejon që të heqin kufizimet që janë vendosur në nëntor. Më tej, ajo tha se deri në 20 dhjetor nuk do të ketë heqje të masave të vendosura ndërsa më vonë do të shihet se si do të jetë situata. Ndërsa kërkesën e Kryeministrave për të hapur hotelet vetëm në periudhën e festave ajo e ka refuzuar dhe ka thënë se kjo është një gjë e palejueshme pasi rrit numrin e infektimeve në vend.

“Për fat të keq, situata nuk na lejon të heqim kufizimet e vendosura në nëntor. Restorantet, baret mbeten të mbyllura, ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, si dhe pritja e turistëve në hotele. Masat do të zbatohen deri më 20 dhjetor, dhe ndoshta mund të ketë dhe një zgjatim të tyre “, tha Angela Merkel.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Që nga fillimi i pandmisë dhe deri tani në Gjermani janë regjistruar 1,055,607 persona me Covid-19, ndërsa 16,533 të tjerë kanë humbur jetë. /dosja/

YouTube player