KryesoreLajme

“Anembanë” Kosovës me transport publik të integruar me biletë 10 euro në muaj

Për t’ju ofruar më shumë mundësi qytetarëve për qasje në transport dhe për të krijuar mundësi të barabarta zhvillimi e përparimi, është e nevojshme lidhja mes shumë zonave të vendit.

Qeveria Kurti në mandatin e ardhshëm, ka parashikuar realizimin e Programit “Anembanë”. Ky program do të krijojë një sistem transporti publik të integruar në tërë territorin e vendit, fillimisht për trafikun urban dhe më pas edhe për trafikun ndërurban. Ky program do të integrohet përmes biletës mujore. Çdo qytetar do të mund të udhëtojë anembanë Kosovës, pa pasur nevojë për bileta të tjera, duke përdorur vetëm transportin urban dhe ndërurban.

Lexo më shumë  Nëse nuk është në hartën e djalit të Trump-it, a ekziston Kosova? Përgjigja në podcastin e tij të radhës: Hitleri ishte një paqedashës që e futën në luftë luftënxitësit si Çurçill!

Bileta mujore do të subvencionohet, duke bërë që barra e kostos të jetë minimale për qytetarin, me një kosto të përballueshme prej 10 euro në muaj.

Ky program natyrisht do të transformojë qasjen në transportin publik në vendin tonë, duke ofruar mundësi për qasje të barabartë për të gjithë.

YouTube player