Bota

Andriy Melnyku: Unë nuk jam vetëm ambasadori i Ukrainës, unë jam një “tregtar armësh”

Andriy Melnyku është një nga ambasadorët më të pazakontë të Ukrainës. Ai është një diplomat karriere, por mënyra se si punon është në kundërshtim me normat e vendosura të rolit të ambasadorit. Melnyku është i mprehtë dhe i pakompromis në kritikat e tij ndaj politikanëve të vendit të tij pritës.

Komentet e tij kanë shkaktuar ndryshime në politikën e qeverisë dhe kanë detyruar politikanët kryesorë të Gjermanisë t’i kërkojnë falje Ukrainës.

Tani konflikti i tij me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier është në qendër të vëmendjes.

“Stabiliteti gjerman mbahet nga duart e Putinit”

Gazetari: – Ukraina është e fokusuar në veprimet e qeverisë gjermane. Çfarë mendoni se është Gjermania? Është mik apo jo?

Melnyku: Gjermania ka qenë dhe mbetet një vend kyç në BE dhe një nga vendet kryesore të NATO-s, i cili duhet të luajë një rol historik për Ukrainën, në mënyrë që Ukraina të gjejë më në fund vendin e saj në këto dy organizata.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Gjithashtu, Gjermania është një shtet i detyruar nga lufta të rimendojë rolin dhe qëndrimin e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

Gazetari: – Pretendimet ndaj Steinmeier në media u promovuan nga ju personalisht. Ju jeni shpesh i ashpër në deklarata. Jeni ende “persona grata” në Gjermani?

Melnyku: Sigurisht që kam takime të përditshme në parlament, në Ministrinë e Jashtme dhe në Qeveri.

Shumë besojnë se ambasadori i Ukrainës nuk është mjaft diplomatik, gjë që është në kundërshtim me praktikën e vendosur.

Por unë u shpjegoj të gjithëve se kjo ka të bëjë me mbijetesën e Ukrainës dhe ka më pak hapësirë për mirësjellje. Nëse ne shpërfillemi, atëherë duhet ta arrij qëllimin në të gjitha mënyrat e mundshme; edhe ashpërsi nëse është e nevojshme.

Deri më tani, qasja po funksionon.

Në të vërtetë, tani roli i Ukrainës është vendimtar në ndryshimin e politikës gjermane. Të them të drejtën, më duhej ta filloja këtë diskutim për Steinmeier.

Ndodhi kështu: ai më ftoi mua, ambasadorin e Ukrainës, në një koncert të solistëve rusë me muzikë ruse. Unë refuzova dhe shpjegova në një intervistë se kjo është e papranueshme për sa kohë që Rusia vazhdon të vrasë ukrainasit në mënyrë barbare dhe cinike. Media e kuptoi këtë dhe filloi një debat mes gjermanëve.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Miti se Rusia është e pathyeshme është në ADN-në gjermane”

Shumë gjermanë nuk besojnë se Rusia mund të mposhtet. Ekziston një mit i gjallë në Gjermani për “fuqinë e shtetit rus”. Është pothuajse pjesë e ADN-së së tyre: “Rusia është e pathyeshme”.

Ajo që po bën Ukraina, ushtria ukrainase, është të ndryshojë nocionet e tyre të paramenduara. Por ky proces nuk ka përfunduar ende.

Kjo eshte shume e rendesishme. Nëse zyrtarët gjermanë besojnë se Rusia nuk do të humbasë, ata do të përgatiten për të rivendosur një dialog me Rusinë pas luftës.

Marrë me shkurtime nga European Truth, intervista u realizuar nga redaktori Serhi Sidorenko, përktheu dhe përgatiti Rruga Press

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *