Analizë: Perëndimi do të përpiqet të izolojë Rusinë diplomatikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht
Nga Mark Stone, korrespondent amerikan
Negociatat për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit shkuan gjatë gjithë natës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Është e mundur që nesër në mbrëmje të ketë një votim për një rezolutë.
Rusia, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit, padyshim do të vërë veton ndaj çdo rezolute. Kina është pothuajse e sigurt se do të bëjë të njëjtën gjë.
Pra, momenti, nëse vjen, do të jetë për izolimin.
Shikoni tani përpjekjet e bashkërenduara perëndimore në shumë nivele të ndryshme, në shumë forume të ndryshme, për të izoluar Rusinë, diplomatikisht, ekonomikisht, kulturalisht.
© Rruga Press