Analiza në BBC/ Pikëpyetjet pas lëvizjes së papritur të Putin për Ukrainën
Nga James Landale, korrespondent diplomatik në BBC
Vendimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e Lukansk dhe Donetsk është një përshkallëzim i rëndësishëm i krizës mbi Ukrainën.
Është një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë. Deri në minutën e fundit presidenti Putin dhe ministrat e tij flisnin për nevojën për të ringjallur marrëveshjet e dështuara të Minskut, të dizajnuara për të vendosur një zgjidhje politike në lindje të Ukrainës të bazuar në një formë federalizmi brenda kufijve ekzistues.
Tani, njohja e dy republikave të shkëputura si të pavarura e vret procesin e vdekur të Minskut.
Fuqitë perëndimore tashmë e kanë dënuar këtë veprim si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Pyetja kryesore është se çfarë bëjnë të dyja palët tani.
A e konsideron Perëndimi këtë vendim të mjaftueshëm për të vendosur disa sanksione ekonomike kundër Rusisë? A mund të vendosë Rusia, me ftesë të autoriteteve pro-ruse, trupa në Luhansk dhe Donetsk?
Si mund t’i përgjigjet Perëndimi kësaj? Dhe si do të përgjigjen autoritetet në Kiev, ndaj perspektivës për të humbur së një pjesë tjetër të madhe të territorit të tyre?
Rruga Press