Lajme

Analiza e tokës “shpëton” fermerët, orienton kulturat që duhet të mbjellin në ara e sera

Thuajse çdo sezon fermerët shqiptare ankohen për rendimentin e ulët të prodhimeve bujqësore. Zgjidhje për këtë rrezik, specialistët e bujqësisë u rekomandojnë analizën e tokës, e cila i orienton drejt kulturave që i përshtaten tokës që kanë në zotërim.

Në vazhdimësi pjesë e mirë e fermerëve shqiptarë ankohen për rendiment të ulët të prodhimeve bujqësore që kultivojnë në sera dhe fusha.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Këtë problem nuk e hasin vetëm ata që para mbjelljeve kanë bërë analizën e tokës.

“Çdo vit bëjmë analizat pas çdo mbjellje që realizojmë.”

Mbi bazën e të dhënave shkencore, veç farërave e fidanëve, fermerët orientohen edhe për sasinë dhe llojin e plehrave që duhet të përdorin.

“Kemi marrë rezultate më të mira, nuk kemi përdorur preparate kundër kripërave. Kemi përshtatur dhe plehrat.”

Për tu ardhur në ndihmë, specialist të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Krujë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë po informojnë dhe trajnojë fermerët mbi rëndësinë që ka analiza e tokës.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Edhe këtë vit, fermerët patën ankesa për cilësinë e farave që kultivuan dhe rendimentin e prodhimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *