Lajme

Analiza e qëndrimeve/ Kulla “Mali i Tiranës”, monument i turpit për të gjithë

Ishtë një operacion dhjetra miliona eurosh i planifikuar të kryhej në heshtje. Miratimi i dhënë në tetor të vitit të kaluar, përmes një konkursi ndërkombëtar që si të gjithë të ngjashmit e tij nuk qe më shumë sesa një shfaqe e paracaktuar, u planifikua të ekzekutohej tani në gusht, kur përgjumja e publikut bëhet më e madhe. Dhe nuk qenë pak, plot mbi 80 mijë metra katrorë ndërtim, në një kullë 64 katshe, 200 metra të lartë, që rekej të mbahej e fshehur. 

Mediat kombëtare që i thurrën lavde monumentit madhështor të pyllit vertikal, nuk folën asnjë fjalë kur filloi rrethimi i teritorit. Edhe më keq, opozita ishte planifikuar të heshte për prishjen e një lulishteje në qendër të Tiranës, e cila vijonte betonizimin kriminal të kryeqytetit, që ka humbur në tre dekada 80% të sipërfaqeve të gjelbërta në krahasim me periudhën e komunizmit. Dhe gjithçka do të mbyllej si një pakt i fshehtë, nëse ish kandidati për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori dhe lëvizja e tij “Bashkë”, nuk do të kishin organizuar një protestë simbolike. Ishte ky “provokim” që prishi marveshjen e omertas. Dhe pikërisht kjo lëvizje e paparashikuar, i bëri të gjitha palët e politikës tradicionale të silleshin në mënyrë absurde. Lapsi.al, ka analizuar reagimet e tyre manipulative pasi fillimi i ndërtimit të kullës u shndërrua në debat publik (Shiko videon poshtë. Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook )  

Rilindasit denoncojnë se kulla është e djalit të Berishës

Të kapur gafil në përpjekjen e tyre për ta shndërruar Tiranën në një fjetore gjigande, pa parqe, por vetëm me beton, propgandistët e Rilindjes nxituan të hedhin tezën se ndërtimi i ri që do të ngrihet mbi lulishten e TOB, është një investim i Shkëlzen Berishës dhe i biznesmenëve që shërbejnë si presta nome të tij. Nisur nga kjo tezë më pas lindi akuza se Rama e ka blerë edhe pjesën me radikale të opozitës duke i bërë asaj favore. Kaq u desh që zhdukja e një prej mjediseve të fundit të gjelbërta, në një kryeqytet që ka humbur plot gjysëm milioni metra katrorë hapsira natyrore, të lihej më një anë. Gati gati u harrua që për lejen nuk vendos vendos bani i zenit, por Edi Rama dhe Erion Veliaj që e ndjek me servilizëm. Manipulimi i propogandistëve rilindas tentonte të nguliste refrenin: fajin e ka Saliu. 

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Por ata harronin se ky manipulim përbën në vetvete një autogol edhe më të madh. Pra nëse Rama ka dhënë një leje aq kriminale, sa për të mbyllur skandalin i duhet të bëjë qoka dhe për opozitën, ai ka bërë një mëkat të dyfishtë ndaj qytetarëve. së pari, kjo tezë pranon se qytetit po i bëhet keq me vijimin e betonizimit duke lartësuar edhe një godinë 64 katshe në qendër të tij. Së dyti, tendenca për ta fshehur kullën në thes tregon se projektuesit e saj janë të vetëdijshëm për krimin që po i shkaktojnë Tiranës. Prandaj manipulimi për ta transferuar fajin tek Saliu, ndonëse reket ta shfajësojë qeverinë, vetëm sa e nxjerr atë në një dritë edhe më të keqe.

Inceneratorët si alibi e opozitës   

Nga ana tjetër, opozita Berishiste bëri minimumin e mundshëm për të denoncuar këtë akt të fundit të betonizimit të Tiranës. PD dhe kur foli kreu një detyrim sa për të larë gojën. Pas artikulimit të akuzave, Sali Berisha dhe Shkëlzeni i bënë thirrje Ramës t’a anullonte lejen. Ata e bënë këtë duke qenë tërësisht të ndërgjegjshëm që kryeministri nuk do e kthente mbrapsht vendimin e marë gjatë një konkursi ndërkombëtar. Por, këtë hipoktizi e vunë më në pah mediat pranë PD botuan shkrime ku argumentonin se prapa Operas po zhvillohej një pronë private. Pra në këtë rast theksi nuk vihej tek betonizimi i qytetit, tek financimi i ndërtimit me paratë e drogës, por tek ‘normaliteti’ që i interesonte fiancuesve të kullës.

Edhë më i turpshëm për PD qe manipulimi se ‘nuk flasim për kullën “Mali i Tiranës”, pasi largohet vëmendja nga inceneratorët”.Mbështetësit e tyre ne opinionin publik përpiqeshin të argumentonin se hapja në këtë moment e debatit për kullën “Mali i Tiranës” ishte një taktik komunikimi politik e dirigjuar nga pushteti.

Pra, sipas kësaj logjike absurde, kur opozita denoncon një grabitje dhe ndërkohë qeveria bën të tjera të ngjashme, për këto duhet heshtur pasi shuhet interesi i publikut për vjedhjen e parë. Me këtë lloj manipulimi dritëshkurtër, Berisha, jo vetëm nuk e fshiu dot njollën që i vunë kundërshtarëtët po i shtoi hijet rreth saj. Nëse vërtet ka pasur një strategji të rilindjes për ta fajësuar atë së babain e Shkëlzenit, me reagimin që bëri PD-kjo pandehmë u përforcua.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

 “Vula” thëret ‘kapeni hajdutin” 

Në këtë farsë gjysëm të vërtetash mes partisë në pushtet dhe opozitës, qëndrimi më qesharak është i partisë së vulës. Në përshkrimin e kësaj loje ata duhet të figurojnë sa për statistikë, por jo për tu analizuar seriozisht. 

Po ta kqyrësh me kujdes vëren mbështetësit e pakët të Bashës morën një akuzë të rilindjes dhe përhapën tezën se Rama po bashkëpunon fshehtas me Saliun. 

Këtë gjithkush mund ta bënte nga pozita qelibare dhe të vinte kujën për korruptimin e opozitës. Por pikërisht vulëmbajtësit nuk janë në lartësinë e favorshme morale për ta ngritur këtë alarm. Sepse denoncimi i tyre nuk ka pikë vlere, për sa kohë atë e artikulojnë personazhe të cilët mbijetojnë në politikë vetëm falë vulës që i ka falur Edi Rama. Kur ti ke pranuar lëmoshë për mbijetesë, nuk mund të ankohesh se bamirësi yt po pasuron dikë tjetër. Edhe nëse Berisha ka marrë favore financiare nga kryeministri, të fundit që mund të kenë gojë t’ia përmendin këtë janë mbështetësit e Lulit.

Pra, në të treja rastet, historia e reagimeve me kullën më të lartë të Tiranës është pasqyrë e hipokrizisë së atyre që akuzojnë të tjerët për parime që nuk do qenë në gjendje ti vinin në jetë as vetë. Të gjithë propoganduan gjysëm të vërteta ndërkohë që lëvizja e Arlind Qorit u’a bëri të qartë se askush nuk mund t’a mbulojë atë përbinndësh betoni me thes. /Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player