Analiza: A mundet që sistemet e avancuara të raketave të SHBA-së mund të ‘ndryshojnë lojën’ në favor të Ukrainës?
Profesor Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, ka ofruar analizën e tij mbi krizën në Ukrainë dhe ka folur rreth çështjes se si vendimi i presidentit Joe Biden për të ofruar sisteme më të avancuara raketash për vendin mund të ndihmojë trupat ukrainase.
Sipas tij, shkruan Sky News, armët mund të jenë një “ndryshues i lojës” për Ukrainën dhe t’u japë atyre një “shans real” për të luftuar forcat e Kremlinit.
“Kur mendojmë për sistemet e armëve, ne shpesh flasim për ‘ndërruesit e lojës’. Nëse ukrainasve u mjaftojnë këto shpejt, ata do të ‘ndryshojnë lojën’ sepse mund të konkurrojnë me artilerinë ruse, e cila është pjesa e fortë ruse”, tha ai.
“Rusët janë vërtet të mirë me artilerinë, e përdorin shumë”.
“Nëse ukrainasit e mbajnë larg artilerinë e tyre (ruse), atëherë kanë një shans real për të luftuar rusët”.
Analisti i mbrojtjes vazhdoi të thotë se sistemi raketor M142 (HIMARS), i cili është ndër armët që SHBA do të dërgojë në Ukrainë, është “jashtëzakonisht i saktë”.
Ai shtoi: “Është një sistem shumë i mirë, shumë fleksibël dhe jashtëzakonisht i saktë. Ai mbart gjashtë raketa dhe ato kanë një rreze prej rreth 70 kilometra.
“Kjo nuk është arma me rreze më të gjatë, por është ndoshta më e dobishme për ukrainasit për momentin”.
Rruga Press