Lajme

Analisti Serb e pranon: “Në Jarinjë, dora e Rusisë”!

Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet nga vendet perëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshic.

Në 26 shtator, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanovic, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsillovic, kanë vizituar disa ushtarë serbë, që janë vendosur në gjendje të gatishmërisë luftarake në bazën ushtarake të Rudnicës.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Kjo bazë gjendet pranë qytetit të Rashkës në Serbi, rrugës për në pikën kufitare të Jarinjës. Me ta ka qenë edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko.

Është thënë se ata kanë shkuar atje që “të binden personalisht për situatën aktuale”. Jakshic vlerëson se kjo është një pikë diplomatike për Moskën, por dështim i Beogradit. “Moska vazhdon ta përdorë me sukses konfliktin e Kosovës si kanalin më të rëndësishëm për zgjerimin e ndikimit të saj. Në anën tjetër, Beogradi e ka marrë pa u menduar ambasadorin në Rashkë dhe nuk ka dyshim se Perëndimi do ta interpretojë këtë si provokim”, thotë Jakshic.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *