Bota

Analisti politik që dikur shkruante fjalimet e Putinit: Ekonomia ruse po kolapson, lufta është humbur

Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin dhe njëherit i njohur si analist politik, gjatë një bisede me CNN ka theksuar se ekziston mundësia që në Rusi të ndodhë një grusht-shtet.

Ai është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për ta fajësuar për humbjet e mëdha ushtarake në fushëbetejë në Ukrainë, si dhe për problemet ekonomike të shkaktuara si pasojë e sanksioneve të vendosura nga perëndimi.

“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një shpjegim se pse po ndodh kjo, duke parë përreth proceseve politike dhe do t’i thënë vetes: “Epo, sepse vendi ynë udhëhiqet nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”, tha Gallyamov, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Në këtë pikë unë mendoj se një grusht-shtet ushtarak do të bëhet i mundur”, shtoi ai duke theksuar se “grusht-shteti ushtarak mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm”.

“Kur situata politike ndryshon dhe kur një president i urryer jopopullor është në krye të vendit dhe lufta është vërtet jopopullore dhe për këtë duhet derdhur gjak, në atë moment një grusht-shtet bëhet mundësi reale”, vazhdoi ai.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ai supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në mars të vitit 2024.

“Gjykuar nga veprimet e tij, kur ai e përshkallëzon situatën në mënyrë të panevojshme për diçka, ai me të vërtetë mund të anulojë zgjedhjet. Pa një fitore ndaj Ukrainës, ai do të përballet me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të, nëse ai nuk është i fortë. Ai me të vërtetë mund të deklarojë gjendje e jashtëzakonshme dhe të  anulojë zgjedhjet”, përfundoi Gallyamov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *