Bota

Analisti i dosjeve Trump-Rusi akuzohet se ka gënjyer FBI-në

Një analist rus i cili ka punuar në dosjen kryesisht të pabazuar me lidhjet e supozuara të ish-presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë është arrestuar.

Igor Danchenko u arrestua si pjesë e një hetimi mbi origjinën e një hetimi në fushatën zgjedhore të Trumpit në vitin 2016.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar atë se ka gënjyer FBI-në.

Avokati i analistit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Danchenko ka punuar me ish-spiunin e Britanisë Christopher Steele në të ashtuquajturën Dosja Steele.

Pasi u shfaq pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, dosja bënte një sërë pretendimesh të paverifikuara që lidhnin Donald Trumpin me Kremlinin – duke përfshirë se Rusia kishte materiale komprometuese për kandidatin republikan. Trumpi i ka mohuar prerazi të gjitha akuzat.

Steele u punësua për të kryer hulumtimin përmes një firme ligjore në emër të kundërshtarëve politikë të Trumpit, duke përfshirë fushatën e Hillary Clintonit, kandidate demokrate në zgjedhjet e vitit 2016.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Një deklaratë e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se Danchenko u akuzua për dhënien e deklaratave të rreme në FBI pesë herë në vitin 2017, “në lidhje me burimet e informacionit të caktuar që ai i dha një firme hetimore në Britani”.

Shtetasi 43-vjeçar rus është planifikuar të dalë para një gjyqtari të enjten, thuhet në të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *