Bota

Analistët për paralajmërimet e Vuçiqit për “tragjedi të serbëve”: Manipulim para marrëveshjeve

Analistë e politikanë të pavarur në Beograd kanë zbërthyer paralajmërimet ndjellakeqe të Aleksandar Vuçiqit, se serbët në veri të Kosovës për pak javë do të përballen me spastrim etnik, konflikt e shumëçka tjetër.

Sipas një shkrimi të publikuar të hënën në gazetën e pavarur serbe “Danas”, Vuçiqi gjithë këto i bënë në formë manipulimi për t’i përgatitur serbët për atë që do të ngjajë në dialogun Kosovë – Sebri në Bruksel.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’iu dhënë serbëve në Kosovë afat prej dy muajsh që t’i ndërrojnë targat ilegale të veturave, Vuçiqi e ka quajtur “paralajmërim për një stuhi tjetër”.

“Stuhisë së parë” i referohet operacionit të vitit 1995 të ushtrisë kroate kur çliroi tokat e saj nga forcat serbe, e ku Beogradi zyrtar pretendon se u vranë dhe u përzunë shumë serbë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Histori të tilla lëshohen para koncesioneve dhe lëshimeve. Ky është një mesazh për serbët, ‘qetësoheni, mos krijoni tensione, se mund t’ju ndodhë një stuhi’. Kjo bëhet që proceset që janë konceptuar të realizohen sa me më pa dhimbje”, thotë Goran Bogdanoviq, ish-ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tash pjesë e opoiztës.

Avokati Marko Jakshiq, ish-bashkëpunëtor i afërt i Oliver Ivanoviqit të vrarë, thotë se retorika e Vuçiqit, i cili shumë shpesh e përmend “Stuhinë e re”, nuk është gjë tjetër veçse një manipulim apo ‘spin’ tjetër që ai përdor në qeverisjen e tij dhjetëvjeçare, “bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime të mëdha”.

“’Lufta është në horizont, por unë do ta parandaloj, duke luftuar për popullin tonë në Kosovë’. Por në fund ata që qëndrojnë në barrikada në cirkun e drejtuar prej tij, duhet të mbeten pa targat KM, PR, e të tjera”, ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të Vuçiqit, Jakshiqi.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Në fakt, Vuçiqi pas çdo aksioni të Qeverisë së Kosovës ka mbledhur serbët, dhe gjithnjë mesazhi ishte pak a shumë: “Kjo është hera e fundit që tolerojmë”.

E këto tolerime, sipas analistëve janë bërë të rregullta, duke nisur me reciprocitetin për targat, për letërnjoftim, për aksionet kundër korrupsionit në veri e të tjera.

Qeveria e Kosovës u ka dhënë afat, të fundit, të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, t’i ndërrojnë ato deri në fund të shtatorit. Për këtë, Kurti të dielën u bëri thirrje serbëve edhe në gjuhën e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *