Lajme

Ana e errët e “Shqiponjave” të Policisë së Shtetit

Nga BoldNews.al

Në Prokurorinë e Tiranës ka një dyndje të materialeve hetimore, të evidentuara nga reparti policor “Shqiponja” për persona të kapur me më pak se 0.5 gramë lëndë narkotike kanabis.

Oficerët specialë të ‘Shqiponjës” e kanë të qartë se kjo sasi nuk përbën vepër penale dhe për raste të tilla vendoset mosfillim nga prokurorët apo pushohen nga gjykata, në rast se çështjet kalojnë për gjykim.

E, megjithatë, “Shqiponjat” nuk ndalen në “zbulimin” e këtyre rasteve, një situatë që ka ngritur dyshime edhe në radhët e prokurorëve.

Për shumë prej hetuesve, ky lloj angazhimi sasor i “Shqiponjave” duket se fsheh një problematikë shumë më të madhe-atë të mbulimit të rasteve të evidentuara në terren me sasira shumë më të mëdha të narkotikëve, por të pareferuara dhe të paraportuara.

Korrupsion? Për rastet kur ka pasur të dhëna konkrete, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj policëve “Shqiponja”. Megjithatë, këto raste janë shumë të pakta, pasi kolegët e tyre të Policisë Gjyqësore në Policinë e Shtetit zgjedhin të mos i shënojnë, raportojnë apo referojnë në prokurori.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Që “Shqiponjat” janë një strukturë problematike, këtë e pranoi edhe vetë kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar në Korrik të këtij viti me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Ai identifikoi “Shqiponjat”, së bashku me “Patrullën e Përgjithshme”, si pikat e errëta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë nevojë imediate të mësojnë të sillen me kulturë me qytetarët.

“Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga Shqpiponja dhe Patrulla e Përgjithshme, që shpesh kapërcejnë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura”, tha Rama në atë takim.

Dhe, pas “sokëllimës” politike të kryeministrit, në shumë struktura policore u ndryshuan titullarët. Prej disa javësh, edhe në krye të “Shqiponjave” qëndron një komandant i ri, Shkëlzen Metushi.

Emri i drejtuesit është i ri, por situata e “Shqiponjave” nuk ka ndryshuar aspak.

Qëndrimi veror i kryeministrit, sado që u lexua kritik, në fakt ishte thjesht një goditje me pambuk për “Shqiponjat”, të cilat kanë shumë mëkate më të rënda në kurrizin e tyre përballë qytetarëve.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Në Dhjetorin e vitit të kaluar, një “Shqiponjë” vrau të riun Klodian Rasha të paarmatosur, vetëm e vetëm se kishte thyer orën policore.

Nuk mjaftoi vrasja, por “Shqiponja” të tjera, u angazhuan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme për të krijuar alibi për kolegun e tyre vrasës, duke sajuar “pistoleta” e “armë të tjera” në përdorim të viktimës 25-vjeçare.

Në ato orë të nxehta, ku Tirana u shndërrua në arenën e një protestë të fortë qytetare, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit premtuan se do të kishte hetim për veprimet e “Shqiponjave”.

Pasi kaloi nxehtësia e protestave, gjithçka u harrua dhe “Shqiponjat” u rikthyen në vigjëlimin kundër qytetarëve të pambrojtur dhe përdoruesve të narkotikëve, duke mbyllur sytë përballë grosistëve dhe “pezzo grossove” të cilët kontrollojë trafikun e narkotikëve dhe “malavitën” në kryeqytetin shqiptar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *