Bota

Amnesty International: Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në sulmin e tij në rajonet jugore të Libanit

Amnesty International njoftoi se ushtria izraelite po përdor fosfor të bardhë në sulmet e saj në jug të Libanit gjë e cila është një krim lufte.

Sipas Tasnim, Amnesty International raportoi se duhet të kryhet një hetim i nevojshëm për sulmin e regjimit izraelit në jug të Libanin më 16 tetor, i cili u konsiderua një krim lufte sepse në këtë sulm të verbër u plagosën të paktën 6 civilë.

Kjo organizatë shtoi: Hulumtimi ynë tregon se Izraeli në këto sulme përdori armë helmuese me fosfor të bardhë. Fosfori i bardhë është një substancë helmuese që depërton në mish dhe djeg dhe shkatërron lëkurën dhe mishin e njeriut. Gjithashtu, thithja e tij afatgjatë shkakton ulçer të rëndë në gojë dhe thyen kockën e nofullës. Thithja afatshkurtër e kësaj substance shkakton edhe dëmtime serioze në mushkëri dhe sistemin e frymëmarrjes. Një bombë me fosfor të bardhë është një armë ndezëse që lëshon tym të trashë kur digjet dhe ushtritë e përdorin këtë tym për të mbuluar forcat e tyre. Në një raport të përgatitur nga ekspertët e Amnesty International, thuhet se pamjet dhe videot që lidhen me sulmet izraelite në zonat jugore të Libanit tregojnë se ky regjim ka përdorur fosfor të bardhë në sulmet që ka kryer në këto zona nga data 10 deri në 16 tetor.  Amnesty International, në ditët e para të sulmit ndaj Rripit të Gazës nga regjimi okupator, theksoi se ky regjim për të sulmuar civilët përdor armë të ndaluara, përfshirë bomba fosforike.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player