Lajme

Amnesty International dënon sulmin ndaj lirisë së shprehjes gjatë pandemisë

Organizata ndërkombëtare Amnesty International (AI) ka paraqitur një raport ku tregon se gjatë pandemisë Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera kanë vendosur ‘ligje shtypëse’ që kanë kufizuar të drejtën e lirisë së shprehjes dhe kanë heshtur kritikët.

Sulmet ndaj lirisë së shprehjes nga qeveritë kanë pasur “një ndikim shkatërrues në aftësinë e njerëzve që të sigurojnë informacion të saktë dhe në kohë”

Lexo më shumë  “Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për diplomacinë dhe lidershipin

Situata është bërë më e rëndë duke marrë parasysh edhe fushatën e dezinformimit gjatë kësaj periudhe.

Gjatë gjithë pandemisë janë shënjestruar kanalet e komunikimit, ka pasur censurë dhe mediat janë mbyllur.

Amnesty International thotë se liria e shprehjes “është me rëndësi jetike sepse një rrjedhje e lirë e informacionit të saktë, të bazuar në prova dhe në kohë rrit ndërgjegjësimin për rreziqet shëndetësore dhe mënyrën e parandalimit dhe përballimit të tyre”.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca takon ambasadorin irlandez, Ragnar Almqvist: Presidenca e Irlandës në BE do të mbështesë agjendën evropiane të Kosovës

Raporti paraqet se “Liria e shprehjes është në rrezik gjatë COVID-19”.

Raporti gjithashtu tha se “fushata e dezinformatave, qoftë përmes kompanive të mediave sociale ose njerëzve në një pozitë me pushtet po paraqet një kërcënim serioz për të drejtat e lirisë së shprehjes”./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *