Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv
Qindra civilë janë vrarë në qytetin ukrainas të Kharkiv nga bombardimet ruse, raporton Amnesty International.
Një raportin e ri ‘Çdokush mund të vdesë në çdo kohë’, dokumentohen sulmet në Kharkiv, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
“Populli i Kharkiv-it është përballur me një breshëri të pamëshirshme sulmesh pa dallim muajt e fundit, ku janë vrarë dhe plagosur qindra civilë”, tha Donatella Rovera, Këshilltare e lartë për reagimin ndaj Krizave në Amnesty International.
“Njerëzit janë vrarë në shtëpitë e tyre dhe në rrugë, në kënde lojërash dhe në varreza, ndërsa ishin në radhë për ndihma humanitare, ose duke blerë ushqime dhe ilaçe”, u shpreh ajo më tej.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Administratën Ushtarake Rajonale të Kharkiv tha për Amnesty International se 606 civilë janë vrarë dhe 1248 të plagosur në rajonin e Kharkiv që nga fillimi i konfliktit.
Shumica e sulmeve të hetuara nga Amnesty International shkaktuan shumë viktima në shumë zona.
Sipas Amnesty International, kryerja e sulmeve pa dallim që rezultojnë me vdekje ose lëndim të civilëve, ose dëmtim të objekteve civile, përbën krime lufte.
Rruga Press