Bota

Amerika ngre në qiell avionin që ndryshon “rregullat” e luftës, nuk ka nevojë për pilotin

Një avion luftarak F-16 i modifikuar ka kryer me sukses testimet, duke fluturuar e duke luftuar në ajër me një tjetër avion pa pasur nevojën e kontrollit nga një piloti, gjithçka është bërë nga inteligjenca artificiale.

Gjatë fluturimeve testuese, avioni, i njohur si “X-62A” ose “VISTA”, kreu ngritjen nga pista, uljen dhe manovra të shumta luftarake pa pasur ndërhyrje nga njeriu për një total prej 17 orësh. Fluturimet nisën nga baza e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni, ndërsa zyrtarët dolën në përfundimin që avioni mund t’i dorëzohet plotësisht inteligjencës artificiale.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Algoritmet që i dhanë jetë këtij projekti u zhvilluan nga Agjencia e Projekteve të Avancuara të Kërkimit të Mbrojtjes (DARPA). Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale është përdorur në një avion. Më herët, ajo ishte përdorur vetëm në simulimet kompjuterike të betejave në ajër të avionëve F-16.

“Kemi kryer fluturime të shumta me pika të shumta testimi për të testuar algoritmin në situata të ndryshme, me kundërshtarë të ndryshëm të simuluar. Nuk hasëm ndonjë problem”, tha nënkoloneli i Forcave Ajrore Ryan Hefron.

Gjatë këtyre testeve të shumta, një pilot qëndroi në avion për arsye sigurie, por asnjëherë nuk qe e nevojshme që ai të reagonte.

Avioni X-62A do të jetë pjesë e të tjera inspektimeve, por pritet të rinisë fluturimet gjatë këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *